Mirësevini në Shkolla Shqipe ABC Hessen
Shkolla Shqipe ABC Hessen është organizata juaj personale në Hessen e specializuar në ofrimin e kurseve të gjuhës dhe kulturës shqipe. Qëllimi ynë është t'u japim fëmijëve të gjuhës së trashëgimisë shqipe mundësinë që të mësojnë gjuhën e tyre amtare (si mësime të gjuhës së trashëgimisë së HSU) në shkollat gjermane dhe të kuptojnë dhe kultivojnë më mirë rrënjët shqiptare.
Historiku i shkollës
Hapja e shkollës shqipe në Offenbach dhe në Republikën e Hessenit Para vitit 2000 mësimi i gjuhës amtare ka qenë i obliguar dhe se mësimdhënësit kan qenë të paguar nga shteti.Pastaj sipas një ligji në Republikën e Hessenit mësuesit nuk paguhen më, bie edhe interesimi i prindërve dhe nxësëve.
Ishin disa përpjekje por të gjitha përfunduan pa sukses.Angazhimi i aktivistëve të Offenbachut dhe rrethinave tjera kurrë nuk është ndalur.Edhe gjatë kësaj periudhe kan funksionuar disa shkolla, disa me dy e disa me një paralele si psh: Në Wiesbaden falë aktivistëve dhe shoqatës „ Dardania“ mësimi nuk është ndalur, pastaj në Fulda shoqata „ Kosova“ ka zhvilluar mësimin për fëmijët shqiptarë dhe kan përgatitur program kulturoro-argëtues shkollor. Në Frankfurt shoqata „Dardania“ gjithashtu ka mbajtur mësim plotësues të gjuhës shqipe.Edhe në Eshborn kishte filluar aktivitetin shoqata „ Migjeni“ dhe gjatë vitit shkollor 2018/19 fillon mësimin edhe kjo shkollë por të gjitha më shumë si aktivitet dhe jo aq zyrtare.
Të gjitha këto suksese ishin përpjekje e vazhdueshme e të gjithve që të hapen edhe më shumë shkolla.Edhe në Offenbach filloi një përpjekje e re për shkollën shqipe dhe në qershor të vitit 2019, z. Naim Podvorica , prane shoqatës sonë ( Bashkimi Kombëtar) më ofrohet dhè më propozon që si mund të e hapim një paralele të mësimit plotsues në Offenbach duke na krijuar një mundësi të re dhe duke çfaqur pa siguri sepse udhëheqse e ministrisë së arsimit në Hesen është z. Molnar por sekretare e saj ështe z. Anastijević dhe ndoshta hasim në pengesa. Unë, zotri Naim Podvoricës nga entuziazmi i premtova se mësimin do ta mbajë pa pagesë një vit ( këtë premtim e mbajta), dhe pas konsultimit me z. Bujar Derguti dhe z. Rrahman Tahiraj që i dham pëlqimin z. Podvorica filluan punët, kontakti me prindër, regjistrimi i fëmijve dhe të gjitha punët teknike që duhet kryer.
Ne duhej të fillonim punën në vitin shkollor 2020/21.Pas të gjitha përgatitjeve hovi u ndal me gjendjen e vështirë të paraqitjes së pandemisë..Megjithate ne nuk u ndalëm dhe prezentimi i ynë se do të hapet shkolla u prit si lajm shumë i mirë tek bashkëatdhetarët tonë dhe shoqatat tjera. Menjëhere biseduam me shoqatën " Migjeni" me z. Sebastian Nuiçi i cili na dha një përkrahje të madhe. Interesim të madh patën edhe shoqata „ Kosova“ nga Fulda me Ukë Blakajn, shoqatën „ Dardania“ nga Wiesbadeni,me kryetarin Hajdar Nitajn me bashkëpunëtorë, shoqatën „ Kosova“ nga Aschaffenburgu me z. Ragip Prapashtica pastaj me bashkëatdhetarët nga Langeni si z. Debatik Vata, pastaj me Xhevdet Rashicën nga shoqata „ Dardania“ nga Frankfurti.
Të gjitha këto aktivitete kryheshin përmes telefonit dhe adresë emailit.Edhe pse kohë pandemie ne nuk u ndalëm dhe kërkuam takim pune me konzulaten e Republikës se Kosovës në Frankfurt me znj. Fatmire Musliu, Z. Fidan Ibrahimi dhe z. Gëzim Gashi kurse nga ekipi i punës si përfaqsues ishim; Bujar Derguti, Naim Podvorica, Rrahman Tahiraj dhe Shaip Ademaj. Në këtë takim vendosëm që zonja Molnar të takohet me zonjën Fatmire Musliu. Takimi nuk ishte fort i frytshëm pasi znj. Musliu nuk kishte protokoll dhe z. Molnar na therret në takim intern mua, Naim Podvorica dhe Rrahman Tahiraj ku na angazhon që në të jemi partner bisedimi dhe shoqata Bashkimi Kombëtar me z. Bujar Dergutin përgjegjës për mbarvajtje të mësimit.
Ne përsëri ftuam Konzulaten dhe me 26 Mars 2021 në prezencë të prindërve, nxënëse dhe përfaqsuesve të shkollës ku ishin prezent znj Fatmire Musliu dhe Fidan Ibrahimi, nga konzulata e Republikës së Kosovës ne filluam mësimin në gjimnazin „ Albert Schweiz Schule në Offenbach.Pershendetje të ngroht na bëri znj Musliu, z. Ibrahimi dhe unë me plote emocione u falenderova tek të pranishmit duke ju uruar nxënësve mirëseardhje, Z. Bujar Derguti nxënësve ju dëshiroi mirëseardhje duke i freskuar me lange.Unë mbajta një orë mësimore bashke me nxënës dhe prindër dhe nga ajo ditë mësimi nuk ështe ndalur.
Në Eshborn u mobilizuan prindërit dhe në shtator të vitit shkollor 2021 /22 edhe aty filloi mēsimi, pas një ndërprerje kohore për shkak të pandemisë. Organizuam takime të rregullta me konzulaten në Frankfurt me z. Fidan Ibrahimi dhe Gezim Gashi, me organizatorët dhe aktivistët e Langenit me Kujtimin, Përparimin Debatikut, dhe mësuesen Sevëme Fetiqi ku edhe aty filloi mësimi.Në takime me përfaqsuesit e Wiesbadenit, me Hajdarin, Fatmirin, Salihun edhe tek ta filloi mbarëvajta e mësimit në shtator të vitit 2022.
Ne së bashku me z. Fidan Ibrahimi, Rrahman Tahiraj organizuam dhe bëmë përpjekje për të hapur shkollën shqipe në Frankfurt duke bashkpunuar me z. Xhevdet Rashica dhe Naim Salihun por për shkak të kapaziteteve klasore te shkolles te cilen e zgjedhen prinderit dhe sot e asaj ditë nuk funksionoi shkolla.
Aktiviteti i Ukë Blakaj dhe puna e palodhur e tij duke e kordinuar punën z. Rrahman Tahiraj dhe të Leo Nuiçit në shtator të vitit 2023 edhe nē Fulda u hapën dy paralele të mësimit shqip....Duke e parë të nevojshme që të gjitha këto aktivitete të mos jenë vetëm individuale gjithsesi duke u konsultuar me konzulaten e Republikës se Kosovës me z. Fidan Ibrahimi dhe Gëzim Gashi themeluam shoqatën " Shkolla Shqipe në Hessen" , duke na prezentaur prospektin z. Gëzim Gashi dhe duke qenë prezent të gjithë përfaqsuesit e shoqatave dhe shkollave.
Statusin për këtë shoqatë e përgatiti z. Rrahman Tahiraj, kryetar u zgjodh z. Ukë Blakaj, nënkryetar Hajdar Nitaj dhe arkatar Bujar Derguti. Kordinator u caktuan Rrahman Tahiraj dhe Leo Nuçi.Nga kjo punë në vazhdimsi u hap edhe shkolla shqipe në Aschaffenburg me dy paralele. Pasi mandati i kontratës së punës ne konzulatën e Republikës se Kosovës i skandonte z. Fidan Ibrahimit filloi të ndryshoj edhe reporti i punës të shumë aktiviteteve që e kishin bartë barrën kryesore të hapjes së shkollës shqipe dhe duke u neglizhuar dhe injoruar të gjithë bashkëpunëtorët me qëndrimin e vet z. Gashi.
Këshilli i shkollës shqipe megjithate nuk e ndali hovin, angazhuan aktivistët nga Hanau z. Samed Gashin, z. Hasan Shabanin, dhe Driton Cakën. Pas disa takimeve dhe njohtimeve u bënë të gjitha përgatitjet dhe në një mbledhje solemne ne përsëri e ftuam edhe konzullin z. Gëzim Gashi për t’i dhënë nderë dhe respekt dhe nga shtatori të vitit shkollor 2024/25 do të filloj me dy paralele të mësimit shqip.
Një sukses të jashtzakonshëm duke ju falenderuar znj Molnar dhe koordinatorit Rrahman Tahirajt dhe përgatitjes sime u aprovua dhe u mbajt riprovimi për nxënës të kl VIII, IX, X.Gjatë provimit ishte prezent edhe z. Fidan Ibrahimi.Provimi është mbajtur për vitin shkollor 2022/23 dhe 2023/24.Ky sukses nuk ështe i pakt sepse për herë të parë vlersohen nxënësit me nota tek nxënësit shqiptar dhe nota e provimit ndikon dhe ndihmon nxënësit të regjistrohen në gjimnaz.
Edhe në maj të këtij viti u mbajtën provimet për nxënës të gjimnazit, provimet shkuan me sukses duke ju falenderu z. Rrahman Tahirajt, punës sime dhe znj. Akmaxha.
Tash kur jemi në përfundim të vitit shkollor, kur nxënësit presin dëftesat dhe notimi i gjuhës së prejardhjes do të i vendoset në dëftesë, sa kemi pasur interesim për këtë, sa prindër çfaqin dëshirën që notimi të jetë me numër e jo vetëm me vlersim. Këtë të vërtetë unë dhe z. Tahiraj e kemi kërkuar në entin shkollorë ( Schulamt), kjo qështje, na kane premtuar se do të diskutohet dhe do të aprovohet. Tash kur po përfundon viti shkollor, cili prej jushë, ose prej nesh ka biseduar me prindër, ka plotsuar ndonjë formular për nxënës apo ka konsultuar ndonjë mësues apo mësuese për të vazhduar vitin e ardhshëm shkollorë 2024/25.
Prandaj në shkollë dhe rreth shkollës shqipe nuk duhet të kemi grupacione, e klane politike sepse fëmijët po asimilohen, me hapjen e shkollēs shqipe në çdo qytet do ta kishim ndalë këtë rrugë të dhembjes për gjeneratat e reja. Edhe një herë kisha pasur lutje të i lëmë pengesat dhe fjalët ditore dhe të vazhdojmë punën si i ka hije shqiptarit.Na prift e mbara.
Offenbach 10 Qershor 2024
Shaip Ademaj Mesues
Willkommen bei Shkolla Shqipe ABC Hessen
Shkolla Shqipe ABC Hessen ist Ihre persönliche Organisation in Hessen, die sich darauf spezialisiert hat, albanische Sprach- und Kulturkurse anzubieten. Unser Ziel ist es, Kindern der Herfunftssprache Albanisch die Möglichkeit zu geben, ihre Muttersprache Albanisch (als HSU Herkunftsprache Unterricht) in den deutschen Schulen zu lernen und albanischen Wurzeln besser zu verstehen und zu pflegen.
“Dank Shkolla Shqipe ABC Hessen hat mein Kind nicht nur die albanische Sprache gelernt, sondern auch viel über unsere Kultur und Traditionen erfahren. Die Lehrer sind sehr engagiert und kompetent.”
Arben D.
Kontaktiere uns
Für weitere Informationen oder Anfragen kontaktieren Sie uns bitte über dieses Formular.
Standort
Shkolla Shqipe ABC Hessen
Über uns
Shkolla Shqipe ABC Hessen ein eingetragener Verein in Hessen, die sich der Förderung der albanischen Sprache und Kultur widmet. Unsere Mission ist es, albanischstämmigen Kindern und Erwachsenen in Hessen eine Möglichkeit zu bieten, ihre Sprachkenntnisse zu verbessern und ihre kulturelle Identität zu pflegen. Unsere qualifizierten Lehrer und vielfältigen Programme sorgen dafür, dass unsere Schüler sowohl sprachlich als auch kulturell bestens ausgebildet werden. Wir glauben, dass eine starke kulturelle Identität und Sprachkenntnisse entscheidend für die persönliche Entwicklung und das Gemeinschaftsgefühl sind. Unser Ziel ist es, eine lebendige und starke albanische Gemeinschaft in Hessen zu schaffen, die ihre Wurzeln pflegt und stolz darauf ist.
Rreth Nesh
Shkolla Shqipe ABC Hessen është një shoqatë e regjistruar në Hessen që i është përkushtuar promovimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare. Misioni ynë është t'u ofrojmë fëmijëve me origjinë shqiptare në Hessen një mundësi për të përmirësuar aftësitë e tyre gjuhësore dhe për të kultivuar identitetin e tyre kulturor. Mësuesit tanë të kualifikuar dhe programet e ndryshme sigurojnë që nxenesit tanë të marrin trajnimin më të mirë të mundshëm gjuhësor dhe kulturor. Ne besojmë se një identitet i fortë kulturor dhe aftësi gjuhësore janë vendimtare për zhvillimin personal dhe ndjenjën e komunitetit. Qëllimi ynë është të krijojmë një komunitet të gjallë dhe të fortë shqiptar në Hessen, i cili i ruan rrënjët e tij dhe është krenar për to.
Erstelle deine eigene Website mit Webador